Bislimi: 9 nga 10 barna të reja pa pagesë shtesë për të siguruarit

Zëvendësdrejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sedat Bislimi, ka njoftuar se në barnatore janë përfshirë 18 brende të reja të barnave, ku shumica e tyre do të jenë pa pagesë shtesë për personat e siguruar.
“Brende të reja të barnave në barnatore!
Fondi për Sigurim Shëndetësor ka përfshirë 18 barna të reja (brende) prej 10 barnave gjenerike.
✅ 9 nga 10 janë pa pagesë shtesë për personat e siguruar!
Pacienti është në qendër të aktiviteteve tona!” deklaroi Bislimi.



