Bënin gara ilegale me veture sportive dhe shkaktuan zhurmë të madhe , policia sekuestron 10 vetura

Më 06.04.2025 në SPB Shkup është raportuar se në bulevardin “Brigada e tretë maqedonase” po zhvilloheshin të ashtuquajturat gara të egra me automjete të pasagjerëve, të cilat shkaktonin zhurmë të madhe. Menjëherë pas raportimit, nga Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup janë ndërmarrë masa dhe aktivitete, me ç’rast janë ndaluar dhe janë konfiskuar përkohësisht 10 automjete për pasagjerë, për shkak të dyshimeve të arsyeshme se ishin teknikisht të pasigurta.
Automjetet do të dërgohen në stacion për kontroll teknik, ku ekspertë do të përcaktojnë nëse ato janë teknikisht të rregullta dhe nëse plotësojnë kushtet për të marrë pjesë në komunikacion.