Bekim Sali takon Alain Bersetin, riafirmohet bashkëpunimi me Këshillin e Evropës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka zhvilluar takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Council of Europe, Alain Berset, ku është riafirmuar bashkëpunimi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Evropës në fushën e sundimit të ligjit, reformave dhe të drejtave të njeriut.
“Sot realizova takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Council of Europe, Alain Berset, ku riafirmuam bashkëpunimin e fuqishëm ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Evropës në fushën e sundimit të ligjit, reformave dhe të drejtave të njeriut”, deklaroi Sali.
Ai theksoi se mbështetja dhe ekspertiza e Këshillit të Evropës mbeten të rëndësishme në procesin e integrimit evropian të vendit, “veçanërisht në avancimin e reformave në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e institucioneve demokratike”.
Sali shtoi se Qeveria mbetet e përkushtuar në zbatimin e reformave dhe vazhdimin e rrugës evropiane të vendit.


