Bekim Sali nga Parlamenti i Lituanisë: Mbështetja parlamentare, e rëndësishme për rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut

Zv.kryeministri i parë dhe Ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka bërë të ditur se gjatë vizitës në Parlamentin e Lituanisë ka diskutuar për rëndësinë e mbështetjes parlamentare për zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

“Reformat kërkojnë punë të vazhdueshme të institucioneve, por edhe një proces anëtarësimi të drejtë dhe të parashikueshëm”, ka theksuar Sali.

Ai ka vënë në dukje se bashkëpunimi ndërmjet parlamenteve është i rëndësishëm për shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e besimit në perspektivën evropiane të vendeve të rajonit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button