Bekim Sali: Nënshkrimi i marrëveshjes për autostradën Bllacë–Shkup, një ditë historike për shqiptarët

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, e ka cilësuar nënshkrimin e marrëveshjes për fillimin e punimeve në autostradën Bllacë–Shkup si një moment historik, duke theksuar se bëhet fjalë për një projekt strategjik që do të afrojë më shumë Shkupin me Prishtinën.

“Ditë historike për shqiptarët, një ëndërr e kahmotshme po bëhet realitet!

Pas shumë dekadash pritjeje, padrejtësish dhe premtimesh të pambajtura, sot në Qeverinë e RMV-së u nënshkrua zyrtarisht marrëveshja për fillimin e punimeve të rrugës Bllacë – Shkup.

Bëhet fjalë për një investim kapital me vlerë mbi 200 milionë euro, një nga projektet më të mëdha infrastrukturore që do ta ndryshojë qarkullimin dhe zhvillimin ekonomik të rajonit.

Kjo nuk është vetëm një rrugë.

Kjo është një arterie që afron shqiptarët, lidh familjet, forcon ekonominë dhe hap perspektivë të re për brezat që vijnë.

Patriotizmi i vërtetë nuk matet me fjalë, por me vepra që mbeten. Me projekte madhore që ua lehtësojnë jetën qytetarëve tanë dhe që e afrojnë Prishtinën me Shkupin më shumë se kurrë më parë.

Sot po shkruhet një faqe e re për shqiptarët në rajon.

Prishtina dhe Shkupi më afër, shqiptarët më të lidhur dhe e ardhmja më e sigurt!”, ka shkruar Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button