Bekim Sali: BE-ja dhe SHBA-ja e mbështesin këtë qeveri

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, deklaroi në emisionin Analiza në “TV24” se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin qeverinë.
“BE-ja dhe SHBA-ja e mbështesin këtë qeveri”, tha Sali, duke theksuar se komunikimi me partnerët ndërkombëtarë është i vazhdueshëm, veçanërisht për procesin e integrimit evropian.
Sipas tij, Qeveria po punon me dinamikë të madhe për përmbushjen e agjendës reformuese dhe avancimin e procesit integrues.
Sali foli edhe për vizitën e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke thënë se ajo i ka përshëndetur hapat e ndërmarrë në kuadër të agjendës reformuese.



