BE pezullon sansksionet ndaj Sirisë

BE ka pezulluar sanksionet ndaj infrastrukturës ajrore, detare, bankare dhe energjetike të Sirisë për një vit.
Ministri i Jashtëm sirian Asaad Al-Shaibani e ka përshëndetur këtë vendim me shpresë që sanksionet e BE-së ndaj Sirisë të hiqen plotësisht.
“Ne mirëpresim hapin pozitiv të ndërmarrë nga Bashkimi Evropian për të pezulluar sanksionet ndaj Sirisë për një vit dhe presim që ato të hiqen plotësisht. Shpresojmë që ky vendim të ketë një ndikim konstruktiv në të gjitha aspektet e jetës për popullin sirian dhe të sigurojë zhvillim të qëndrueshëm”, ka thënë Shaibani.