Bandat Haitiane bastisin qytetin provincial, lirohen 500 të burgosur

Vendasit kanë deklaruar të hënën,  se njerëz të armatosur  kanë qëlluar  mbi ndërtesa dhe kalimtarë dhe i kanë  vendosur  flakën ndërtesave dhe makinave. Banorët janë larguar për të shpëtuar jetën e tyre.

Më pas bandat sulmuan stacionin e policisë lokale dhe sulmuan burgun, ku llogaritet se mbaheshin rreth 500 persona.

Mediat ndërkombëtare raportuan se zyrtarët e policisë kishin rifituar kontrollin e Mirabel. Megjithatë, shumë nga të burgosurit e arratisur ende enden rrugëve.

Bandat e armatosura kontrollojnë pothuajse të gjithë kryeqytetin e Haitit, Port-au-Prince. Ky sulm sugjeron se ata po synojnë gjithnjë e më shumë qytete në pjesë të tjera të vendit.

Një gazetar nga Haiti deklaroi për mediat se sulmuesit i përkisnin dy bandave, 400 Mawozo dhe një grupi që e quan veten “Talibanë”, të cilët i përkasin koalicionit të bandës Viv Ansam që kontrollojnë pjesët veriore të Port-au-Prince.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button