Ambasada ruse në Hagë: BE-ja po përgatit hapur një konflikt në shkallë të gjerë me Rusinë

Rusia i sheh autoritetet e Bashkimit Evropian dhe Holandës si vende që po përgatiten hapur për një konflikt në shkallë të gjerë me Moskën, tha Ambasada Ruse në Hagë.
“Me keqardhje vërejmë se autoritetet holandeze dhe udhëheqja e BE-së po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje konfrontuese, duke nxitur përshkallëzimin ushtarak dhe duke u përgatitur hapur për një konfrontim në shkallë të gjerë me vendin tonë, ndërsa shpikin pretekste të pabesueshme për të justifikuar forcimin e politikës së tyre anti-ruse”, tha misioni diplomatik.
Ambasada theksoi se Rusia i bën thirrje Holandës të pranojë se presioni mbi Moskën dhe përdorimi i “masave shtrënguese” të paligjshme unilaterale nuk do ta ndryshojnë qëndrimin e Rusisë, por vetëm do ta rrisin më tej nivelin tashmë jashtëzakonisht të lartë të paqëndrueshmërisë në Evropë.



