Azizi: Marrëveshja e Ohrit u përdor si pretekst për të mbajtur pushtetin

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka kritikuar mënyrën e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, duke akuzuar BDI-në se për më shumë se dy dekada e ka përdorur atë si kapital politik, ndërsa sipas tij, shqiptarët ende nuk kanë arritur barazinë e plotë.

“Dëmi më i madh që iu bë luftës së vitit 2001 dhe Marrëveshjes së Ohrit nuk është vetëm se shqiptarët nuk arritën barazinë e plotë. Dëmi më i madh është se një kauzë që duhej të përfundonte me realizimin e të drejtave ne 2004, u kthye në një premtim të përhershëm politik.

Marrëveshja e Ohrit u bë për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të garantuar zbatimin e reformave të saj brenda një afati të përcaktuar dyvjecar. Edhe demilitarizimi i UÇK-së ishte pjesë e këtij procesi ashtu sic zbatohet realizimi marreveshjes ashtu behet demilitarizimi

Por çfarë ndodhi më pas?

Komandantët që hynë në pushtet u dehën nga pushteti dhe harruan arsyen për të cilën ishte bërë lufta. Në vend që Marrëveshja e Ohrit të përfundonte si një kapitull i realizuar i të drejtave dhe barazisë, ajo u shndërrua në një kapital politik të pafund, që përdorej sa herë duhej justifikuar qëndrimi në pushtet.

Kanë kaluar më shumë se dy dekada të qeverisjes së BDI-së dhe ende flasim për shtyllat bazë të Marrëveshjes së Ohrit sikur të ishin premtime me afat te parcaktuar.

Kjo është pyetja që nuk mund të shmanget: nëse lufta u bë për drejtësi dhe barazi, pse pas më shumë se 20 vitesh shqiptarëve ende u kërkohet të presin drejtësinë dhe barazinë?

Këtu qëndron edhe paradoksi më i madh: lufta u përdor si kapital për të marrë pushtet, ndërsa Marrëveshja e Ohrit u përdor si pretekst për ta mbajtur atë pushtet.

Sot nuk mjafton të thirresh në UÇK-në, në luftën apo në Marrëveshjen e Ohrit. Pas kaq shumë vitesh, pyetja është shumë më konkrete:

Çfarë realizuat me gjithë atë pushtet?

Shqiptarët sot juridikisht nuk janë element konstituiv, siç është pala maqedonase, si pasojë e politikave të pushtetit 20-vjeçar.

Një kauzë që përdoret për më shumë se dy dekada për të fituar dhe ruajtur pushtetin, ndërsa të njëjtat të drejta vazhdojnë të mbeten premtime, nuk mund të paraqitet si sukses.

Ajo është dëshmi se një ideal i madh u keqpërdor për një qëllim shumë më të vogël: pushtetin.”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button