Autostrada Gostivar-Bukojçan-11 kilometra janë realizuar, kanë mbetur edhe 20 të tjera

Nga 31 kilometra e parapara të autostradës Gostivar- Bukojçan, 11 kilometra janë realizuar.
Kjo është pjesa më e vështirë, pasi e gjitha është pjesë malore dhe ka shumë ura për ndërtim.

Gjatë inspektimit të sotëm u konstatua se aktivitetet ndërtimore po zhvillohen me dinamikë të përforcuar në disa pika përgjatë traseve.
Ndërkohë po punohet në eksproprijimin e 20 kilometrave të tjera.

“Këta korridore 8 dhe 10 janë strategjik për Maqedoninë si shtet në shumë aspekte dhe pikërisht për këtë ky është një prioritet i joni, ndërtimi i autostradës, ndërtimi hekurudhës, modernizimi i hekurudhës që do të jetë hekurudha e shpejtë e korridorit 10 dhe lidhja energjetike”, theksoi Hristijan Mickoski- kryeministër i RMV-së.
Një terren tejet i vështirë, si për punë ashtu edhe për mbrojtjen e lartësive, inxhinieret po kryejnë një punë të mrekullueshme, tha ministri i Transportit, Aleksandër Nikollovski.

“Do të ketë autostradë që do ta kapërcejë Strazhën pjesën më të rëndë të lidhjes me Ohrin dhe Strugën dhe gjithë korridori 8 është se Strazhës do t’i ikim dhe mund ta shihni këtu para nesh me çfarë dinamike të shpejtë po punohet në ndërtimin e urave, në gërryejnë e trasesë, në mbrojtjen e lartësive dhe me të vërtet po bëhen punë të mrekullueshme të inxhinierëve”, u shpreh Aleksandër Nikollovski- ministër i Transportit.

Në segmentin Tetovë–Gostivar vazhdojnë aktivitetet për pastrimin e trasesë, dislokimin e instalimeve dhe ndërtimin e rrugës paralele dhe infrastrukturës së drenazhimit. U konstatua se punimet po zhvillohen sipas dinamikës së paraparë, pa ndikim të konsiderueshëm në trafikun lokal dhe vendbanimet përgjatë trasesë. /TV21

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button