Australia e para në botë miraton ligjin që ndalon fëmijët nga rrjetet sociale

Në një vendim historik, Senati i Australisë miratoi ligje për të ndaluar fëmijët dhe adoleshentët të përdorin rrjetet sociale, duke shënuar vendimin e parë të tillë nga një qeveri në të gjithë globin, transmeton Anadolu.

Ligjet, të miratuara në ditën e fundit të seancës së Senatit në vazhdim, do të hyjnë në fuqi në fund të vitit të ardhshëm, pas së cilës çdokush deri në moshën 16-vjeçare do të bllokohet nga përdorimi i platformave, përfshirë TikTok, Instagram, Snapchat, Facebook, Reddit dhe X.

Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Anthony Albanese mbrojti masën, duke theksuar se është e “nevojshme për të mbrojtur shëndetin dhe mirëqenien e tyre mendore”.

Megjithatë, siç raporton ‘ABC News’, kompanitë e mediave sociale sipas ligjeve të reja do të jenë në gjendje të detyrojnë përdoruesit të ofrojnë identifikim qeveritar, duke përfshirë sistem digjital identifikimi, për të vlerësuar moshën e tyre.

Legjislacioni, i miratuar të mërkurën nga dhoma e ulët e parlamentit, po ashtu propozon gjoba të mëdha deri në 50 milionë dollarë australian (32 milionë dollarë amerikan) për platformat që nuk përputhen me rregullat.

Derisa 34 senatorë votuan pro, 19 e kundërshtuan këtë masë. Megjithatë, Dhoma e Përfaqësuesve, me shumicë votash miratoi legjislacionin me 102 vota pro dhe vetëm 13 ligjvënës që kundërshtuan ndalimin.

Më herët, Albanese tha se mediat sociale “po bëjmë dëm social”.

“Ne duam që fëmijët australianë të kenë një fëmijëri dhe duam që prindërit të dinë se qeveria është në këndin e tyre. Kjo është një reformë historike. Ne e dimë se disa fëmijë do të gjejnë zgjidhje, por ne po u dërgojmë një mesazh kompanive të mediave sociale për të pastruar veprimet e tyre”, tha Albanese në një deklaratë më 21 nëntor.

Shumë platforma të mediave sociale kanë politika kundër të miturve që përdorin shërbimet e tyre, por dihet se ato injorohen gjerësisht. Disa platforma janë akuzuar se përdorin algoritme për t’i bërë adoleshentët të varur nga shërbimet e tyre, pretendime që kompanitë i mohojnë me vendosmëri.

Studime të shumta kanë lidhur përdorimin e mediave sociale tek të rinjtë me vetëbesim më të ulët dhe probleme psikologjike.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button