Arrestohet një banor i Velesit, gjenden drogë dhe të holla, vijon kallëzimi

Më 02.10.2026, në orën 18:00, në Veles, nëpunës policorë të Repartit për Tregti të Palejuar të Drogës pranë SPB Veles e kanë privuar nga liria N.M. (42) nga Velesi.
Me fjalë të tjera, ai ishte vërejtur duke lënë në disa vende paketime me një lëndë kokërrzore të bardhë dhe gjatë kontrollit të këtyre vendeve në praninë e tij, janë gjetur dhe sekuestruar një lëndë pluhurore e bardhë, një lëndë kokërrzore e bardhë, një lëndë kokërrzore ngjyrë kafe dhe një peshore digjitale, ndërsa gjatë kontrollit të N.M., janë gjetur dhe sekuestruar të holla.
Gjithashtu, pas dhënies së urdhërit gjyqësor të Gjykatës Themelore Veles, është realizuar bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të N.M., ku janë gjetur dhe sekuestruar të holla.
Ai është mbajtur në një stacion policor. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.


