Arrestohen tre persona nga Prilepi që përdhosën flamurin shqiptar
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, informoi se policia para pak kohësh e ka kryer aksionin operativ “Pastruesi” në territorin e SPB – Shkup dhe se ky aksion po jep rezultate të shkëlqyera.
Lidhur me grabitjen e djeshme të armatosur në dyqanin e “Neprun” pranë stadiumit të qytetit, Toshkovski theksoi se personat janë kapur në vend. Personave iu gjetën 10 mijë euro, sa është shuma nga dyqani, por ata mbanin edhe një mjet fiktiv shpërthyes me vete.
Ministri njoftoi gjithashtu se do të shpërblehen tre policë që morën pjesë drejtpërdrejt në aksion.
Gjuthashtu janë ndaluar disa persona në lidhje me vandalizimin e flamujve shqiptar dhe maqedonas, gjatë dhe pas shënimit të Ditës së Flamurit Shqiptar.
Toshkovski informon se janë edhe nëntë persona të cilëve u është hequr liria. Disa prej tyre janë të mitur.
Katër të mitur janë arrestuar dje në Shkup, dy prej të cilëve kanë lidhje me grisjen e flamurit të Maqedonisë së Veriut. Ata kanë ndihmuar autorin që ta grisë flamurin. Dy të mitur lidhen me heqjen e flamurit maqedonas nga shtiza e flamurit të cilit më pas i vihet flaka.
“Tre persona dje janë privuar nga liria në Prilep për përdhosje të flamurit shqiptar. Njëri prej tyre është i mitur, ndërsa dy janë të rritur”, sqaroi Toshkovski.
“Përfundoi periudha e gjumit dimëror të institucioneve. Në këto dy ditë kemi arrestuar 17 persona. Nuk do të ndalemi këtu. Kushdo që përdhos një simbol shtetëror do të mbajë përgjegjësi. Koha e të paprekshmeve ka përfunduar”, tha ministri në një konferencë për media gjatë vizitës në Njësinë e Policisë Intervenuese në Qendrën Policore Gjorçe Petrov.