Arabia Saudite kundër Trampit: Refuzojmë me vendosmëri pushtimin e Gazës dhe zhvendosjen e detyruar të palestinezëve

Rijadi refuzon me vendosmëri çdo veprim që shkel të drejtat e palestinezëve, përfshirë pushtimin dhe zhvendosjen e detyruar, tha Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite në përgjigje të komenteve të Trumpit.

Arabia Saudite theksoi se nuk do të vendosë marrëdhënie diplomatike me Izraelin pa krijimin e një shteti të pavarur palestinez.

“Deklaratat e Trumpit ishin të ashpra dhe të vështira për t’u kuptuar e interpretuar, dhe kemi nevojë për më shumë qartësi për t’i kuptuar plotësisht. Ndjejmë konfuzion, shqetësim dhe pesimizëm lidhur me deklaratat e papritura të Trumpit për marrjen nën kontroll të Gazës”, thuhet më tej në qëndrimin zyrtar të Arabisë Saudite.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button