Andonovski: Korrupsioni nuk guxon ta rrezikojë sigurinë digjitale
Nuk guxojmë të lejojmë që në garën për profit dhe korrupsion ta shkatërrojnë sistemin, veçanërisht jo në sferën digjitale, sepse kjo nënkupton sulme, të dhëna të humbura në dëm të qytetarëve, tha ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski.
“Jo vetëm në sektorin publik, jo vetëm në institucionet shtetërore, por vlerësoj se si sot kompanitë private kanë angazhuar çdonjëri prej tyre kontabilist ose avokat, tani çdonjëri prej tyre do të duhet të angazhojë edhe profesionist ose kompani të TI-së që të mund të përballet me sfidat në kohën e re. Dhe nëse këtë nuk e kanë bërë deri më tani, do të jetë e detyrueshme që të mund të përballen me sfidat që ta bëjnë atë prej sot e tutje”, theksoi ai.
Lidhur me planet për sigurimin e sigurisë digjitale në shtetin tonë, ai theksoi se zhvillojnë katër plane prej të cilëve i ndau përgatitjen e Ligjit për siguri kibernetike dhe Strategjisë për siguri kibernetike.
“E para është krijimi i Strategjisë së sigurisë kibernetike që do të na tregojë se si të pozicionohemi në mënyrë strategjike në qasjen ndaj mbrojtjes së sigurisë kibernetike, çfarë na nevojitet – qofshin profesionistë të TI-së, nëse janë pajisje TI, nëse është hapësirë , nëse është lidhje në një platformë të përbashkët. Pjesa e dytë është Ligji për sigurinë kibernetike, sepse ne jemi i vetmi vend në rajonin më të gjerë që nuk kemi ligj për sigurinë kibernetike. Së treti, standardet minimale që duhet të kenë institucionet si masë parandaluese për të garantuar që sistemet e tyre të mbrohen mjaftueshëm. Dhe së katërti, çfarë do të zhvillojmë me partnerët tanë nga USAID, që është një plan reagimi në momentin e një incidenti dhe një plan për të monitoruar nëse është një incident i vogël më i rëndë apo një incident shumë i rëndë, dhe kjo do të varet nga mënyra se si institucionet do të sillen”, shpjegoi ministri.
Shtoi se gjithmonë mungon kuadër në kuptim të sigurisë kibernetike.
“Ligji për sigurinë kibernetike duhet të vizionojë ose rregullojë si ta motivojmë kuadrin i cili punon në kuptim të sigurisë kibernetike në sektorin publik, të mbetet në sektorin shtetëror, të avancohet të ndërtohet dhe të ndihmojë për sistem me të vërtetë digjital”, potencoi ai.