Amir Elezi: U organizua aksioni i dhurimit të gjakut në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve

Drejtori i Institutit për Mjekësi të Transfuzionit, Amir Elezi, ka njoftuar se në bashkëpunim me Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup dhe Katedrën e Pediatrisë pranë Fakultetit të Mjekësisë është organizuar një aksion për dhurimin vullnetar të gjakut.
“Sot u organizua aksioni i dhurimit të gjakut nga Klinika për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup dhe Katedra e Pediatrisë pranë Fakultetit të Mjekësisë.
Falënderojmë të gjithë punonjësit dhe të gjithë dhuruesit që iu bashkuan këtij aksioni, duke kontribuar me një akt të çmuar humanitar. Çdo dhurim gjaku është një shpresë dhe një mundësi për të shpëtuar jetë”, ka shkruar Elezi.



