Amir Elezi: Sonte pritet që Taravari dhe ASH të deklarohen a ia kanë mbyll derën BDI-së

Sekretari Gjeneral i Alternativës, Amir Elezi në Intervistën e Ditës për Alsat-M ka folur për ngjarjet aktuale politike, në mesin e të cilave edhe për atë që pritet të deklarohet Arben Taravari.

“Meqë zotëri Taravari ishte më aktiv nëpër televizione publike me deklarata më duhet të themi që sonte pritet që ai të deklarohet dhe ASH-ja nëse ia kanë mbyllur derën BDI-së. Sepse nuk mundet që të jesh edhe me VLEN-in edhe në të njëjtën kohë të komunikosh me BDI-në. E dimë që ka paralajmëruar se ka pasur një bisedë telefonike me Ali Ahmetin, nuk di, nuk jam i sigurt nëse janë takuar apo jo. Nuk mund që të quhej takim ajo që kishin me presidentin Begaj. Sidomos ideja dhe konfirmimi që duhet të vije sonte është a vazhdojnë të janë pjesë e Koalicionit VLEN dhe a e kanë ndarë mendjen që ia kanë mbyllur derën BDI-së?!“, deklaroi Elezi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button