“Amaneti” i Yahya Sinwar për pengjet izraelite: Kujdesuni për ta…!

Tri faqe të shkruara me dorë, të cilat pretendohet se janë lënë nga lideri i vrarë të Hamasit, Yahya Shinwar, janë në posedim të gazetës palestineze Al Quds, e cila publikon dokumentet.

Aty, Sinwar lë udhëzime për anëtarët e Hamasit se si të menaxhojnë pengjet dhe se si ata mund të përfitojnë më shumë prej tyre.

Në të parën nga tre dorëshkrimet, i ndjeri i referohet një ajeti kuranor, ku për pengjet në kushte lufte thuhet se u duhen liruar falas, ose në këmbim të një lirimi të njëjtë nga armiku.

Në faqen e dytë, Sinwar i udhëzon anëtarët e Hamasit që të kujdesen për jetën e robërve dhe t’i sigurojnë ata se presin prej tyre vetëm lirimin e robërve(të burgosurve) nga ana tjetër.

“Detyra e lirimit të robërve tanë mund të kryhet vetëm duke mbrojtur robërit e armikut…”, shton Sinwar.

Në këtë faqe të dytë, Sinwar regjistron shifrat e pengjeve izraelite, moshën e tyre, qofshin ata ushtarë apo civilë, të rinj apo të moshuar.

Sipas publikimit në faqen tre, Sinwar i referohet me emër 11 pengjeve femra.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button