Ali Ahmeti fort i kënaqur nga Taravari

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti e ka përshëndetur largimin e Arben Taravarit nga koalicioni VLEN. I pyetur për bashkëpunimin e mundshëm më Taravarin, Ahmeti tha se nuk ka ende bisedime për këtë çështje.
“Do të thirren të gjitha palët e Frontit dhe do të shqyrtohet situata. Sigurisht, ne e vlerësojmë hapin e guximshëm të Taravarit, që e ka kuptuar shumë herët që kjo qeveri nuk është asgjë më shumë sesa një qeveri antishqiptare. Ai mund edhe të largohet. Po këto janë çështje të Taravarit. Nuk janë çështje të Bashkimit Demokratik për Integrim, as të Frontit Evropian, janë çështje të brendshme që zoti Taravari do t’i drejtojë dhe do t’i menaxhojë”, deklaroi Ahmeti.