Alarmon ministrja Janevska: Vitin e ri shkollor do të kemi rreth 3 mijë nxënës më pak në klasën e parë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, ka paralajmëruar se në vitin shkollor 2026/2027 numri i nxënësve që do të regjistrohen në klasën e parë do të jetë dukshëm më i ulët krahasuar me vitin e kaluar.

Në një konferencë për media, Janevska tha se, sipas të dhënave aktuale, pritet të ketë rreth 3.000 nxënës të klasës së parë më pak se një vit më parë, duke e cilësuar situatën si shqetësuese.

“Në këtë moment kemi rreth 4.900 nxënës të klasës së parë më pak se vitin e kaluar. Megjithatë, regjistrimet do të vazhdojnë edhe gjatë kësaj periudhe, por numri pritet të arrijë më së shumti në rreth 3.000 më pak. Kjo do të thotë se me siguri do të kemi rreth 3.000 nxënës të klasës së parë më pak se vitin e kaluar”, deklaroi Janevska.

Ajo shtoi se rënia e numrit të nxënësve në arsimin fillor është një dukuri shqetësuese.

Ministrja bëri të ditur gjithashtu se nota mesatare e arritur në provimin e maturës shtetërore këtë vit është 3.66.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button