Aksion për pastrimin e lumit Shkumbin në Tetovë, Kasami: Kujdesi për mjedisin është përgjegjësi e përbashkët

Komuna e Tetovës ka realizuar një aksion për pastrimin e lumit Shkumbin, me qëllim largimin e mbeturinave të grumbulluara përgjatë shtratit të lumit.
Në aksion ka marrë pjesë kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me drejtorin e NPK-së, Samet Bislimi, dhe punëtorët e ndërmarrjes publike.
Përmes një njoftimi, Kasami bëri të ditur se gjatë aksionit janë larguar mbeturinat e grumbulluara përgjatë lumit Shkumbin.
“Bashkë me drejtorin Samet Bislimi dhe punëtorët e NPK-së, realizuam aksion për pastrimin e lumit Shkumbin!”, deklaroi Kasami.
Ai theksoi se ruajtja e mjedisit nuk është vetëm përgjegjësi e institucioneve, por kërkon edhe angazhimin e qytetarëve.
“Kujdesi për mjedisin është përgjegjësi e përbashkët, prandaj ta mbajmë Tetovën të pastër dhe të mos hedhim mbeturina në hapësirat publike dhe në shtratin e lumit!”, u shpreh Kasami.
Nga Komuna apeluan te qytetarët që të tregojnë më shumë kujdes ndaj hapësirave publike dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë së qytetit dhe mjedisit.



