Aksident i rëndë në Kosovë, tre viktima dhe katër policë të plagosur

Tre të vdekur kanë mbetur si pasojë e një aksidenti mes dy veturave, ku njëra prej tyre ka qenë veturë zyrtare e policisë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Mitrovicë-Pejë.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka njoftuar më herët se nga aksidenti kanë mbetur tre të vdekur.

Lidhur me këtë, ka lëshuar një njoftim edhe Policia e Kosovës ku thuhet se tre nga personat që kanë humbur jetën janë persona civilë, ndërsa lëndime kanë pësuar pesë persona të tjerë, katër nga ta zyrtarë policorë.

“Sonte rreth orës 18:40, është raportuar për aksident trafiku me pasoja fatale, i cili ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, segmenti rrugor në fshatin Çubrel të Skenderajt.

Në këtë aksident janë përfshira dy vetura, njëra prej tyre veturë zyrtare e policisë.
Si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e siguruara kanë humbur jetën tre persona civil, përderisa lëndime kanë pësuar edhe pesë persona tjerë, katër prej tyre zyrtarë policor”, njofton Policia e Kosovës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button