Afrim Gashi takon nënkryetarin e AK Partisë, në fokus forcimi i bashkëpunimit me Turqinë

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka pritur në takim përfaqësues të lartë të Kuvendit të Turqisë, ku është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Pata kënaqësinë të pres në takim z. Kürşad Zorlu, nënkryetar i AK Parti dhe deputet në Kuvendin e Turqisë, si dhe deputetin z. Ahmet Kılıç, kryetar i Grupit deputetëve për bashkëpunim.
Konfirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve tona dhe shqyrtuam mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit parlamentar dhe institucional.
Shprehëm mirënjohje dhe përkushtim për forcimin e miqësisë tradicionale ndërmjet vendeve tona”, ka shkruar Gashi.



