Afrim Gashi: Në Bern arritëm konsensus për Kodin e ri Etik të deputetëve

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se në Bern, në kuadër të “Diskutimeve Malore për Etikën Parlamentare”, kanë arritur një rezultat të rëndësishëm politik dhe institucional, konsensus për miratimin e Kodit të ri Etik për deputetët.
“Në Bern, në kuadër të “Diskutimeve Malore për Etikën Parlamentare”, arritëm një rezultat të rëndësishëm politik dhe institucional, konsensus për miratimin e Kodit të ri Etik për deputetët.
Një vlerë e veçantë e programit ishte paneli me deputetët e Parlamentit Federal të Zvicrës, Priska Seiler Graf, Franziska Roth dhe Stefan Müller-Altermatt, të cilët ndanë përvojat zvicerane mbi etikën parlamentare, transparencën dhe funksionimin demokratik të institucioneve. Ky shkëmbim përvojash na ofroi perspektiva të rëndësishme për dallimet në sistemet tona dhe ndërtimin e standardeve të qëndrueshme parlamentare.
Përmes diskutimeve të hapura dhe dialogut konstruktiv, u dakorduam që Kodi Etik të jetë standard i ri për integritetin parlamentar, përgjegjësinë publike dhe forcimin e besimit të qytetarëve në Kuvend.
I falënderova nënkryetarët, koordinatorët, deputetët pjesëmarrës, si dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, Ambasadën e Zvicrës dhe NDI, për mbështetjen dhe kontributin në këtë proces të rëndësishëm.
Nga Zvicra po kthehemi me rezultat pozitiv, me konsensus dhe me një mesazh të përbashkët se kultura demokratike ndërtohet përmes dialogut dhe përgjegjësisë”, ka shkruar Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button