Vrasje në Maqedoni! Burri theri me thikë bashkëshorten e tij

Sot (14.05.2026), nëpunës policorë nga SPB Manastir e privuan nga liria A.R. (33) nga Manastiri. Ai dyshohet se sot në mëngjes, rreth orës 06:40, e ka sulmuar me thikë bashkëshorten e tij A.V. (31) nga Manastiri, me të cilën nuk jetonin së bashku, e cila nga plagët e pësuara ka ndërruar jetë në vendngjarje. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen. Personi është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës



