Afrim Gashi në Asamblenë e PABSEC: Rajoni i Detit të Zi ka nevojë për më shumë bashkëpunim dhe stabilitet

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka bërë të ditur se në Tbilisi iu drejtua Asamblesë së 67-të të PABSEC, ku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, paqes së qëndrueshme dhe perspektivës evropiane të vendeve pjesëmarrëse.

“Në Tbilisi, u adresova në Asamblenë e 67-të të PABSEC.

Theksova se vendet tona ndajnë të njëjtat aspirata: paqe të qëndrueshme, zhvillim ekonomik dhe një të ardhme europiane të ndërtuar mbi vlera të përbashkëta. Prandaj, mesazhi ynë është i qartë: një rajon i Detit të Zi më i lidhur dhe më bashkëpunues krijon më shumë mundësi, më shumë stabilitet dhe mirëqenie për qytetarët tanë.

Falënderoj Parlamentin e Gjeorgjisë për mikpritjen dhe përkushtimin në forcimin e diplomacisë parlamentare”, deklaroi Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button