Adnan Azizi: BDI dhe Levica etiketojnë, ne punojmë për shqiptarët

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar pas zgjedhjes së ministrave të rinj në Qeveri, duke theksuar se, pavarësisht etiketimeve nga kundërshtarët politikë, VLEN do të vazhdojë të punojë në interes të shqiptarëve.
“Disa na quajtën UÇK e “neo-ballistë”. Të tjerë, sepse nuk u pëlqen të rrinë në opozitë, na quajtën “vazalë”.
Por emri ynë nuk ndryshon nga etiketat e askujt. Ne jemi shqiptarë dhe punojmë për interesin e shqiptarëve.
Urime:
Sedat Sulejmani
Jeton Shasivari
Agon Ferati
Levica & BDI vazhdojnë me etiketime. Ne vazhdojmë me rrugëtimin e punës dhe suksesit!”, ka shkruar Azizi.


