Administrata Trump planifikon të dërgojë 9 mijë emigrantë në Guantanamo

Në kulmin e protestave në Los Angeles kundër dëbimit të emigrantëve, mediat amerikane raportojnë se president Trump ka një plan për një pjesë të emigrantëve, sidomos të atyre që kanë kryer vepra penale.

Administrata Trump planifikon të dërgojë 9 mijë emigrantë në Guantanamo, raporton Politico, duke cituar dokumente që tregojnë se deportimet do të fillojnë këtë javë, ndoshta që nesër.

Arsyeja zyrtare e dhënë për transferimet është lirimi i hapësirës në qendrat e paraburgimit në Shtetet e Bashkuara. Një mesazh për të gjithë emigrantët e tjerë të paligjshëm në SHBA që të largohen më mirë në mënyrë vullnetare.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button