Absolventiada e UNT-së, Gashi: Vendi ka nevojë për energjinë dhe dijen e të rinjve

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, mori pjesë në ceremoninë e Absolventiadës së Universitetit “Nënë Tereza”, ku përgëzoi të diplomuarit për suksesin e arritur dhe i inkurajoi ata që dijen e fituar ta vënë në shërbim të shoqërisë.

Përmes një njoftimi, Gashi e cilësoi ceremoninë si një moment të veçantë që shënon përmbylljen e një kapitulli të rëndësishëm në jetën e studentëve dhe fillimin e një rrugëtimi të ri profesional dhe personal.

“Pata nderin të marr pjesë në ceremoninë e Absolventiadës së Universitetit ‘Nënë Tereza’, një ngjarje e veçantë që shënon përmbylljen e një kapitulli të rëndësishëm dhe fillimin e një rrugëtimi të ri për shumë të rinj e të reja”, deklaroi Gashi.

Ai përgëzoi të gjithë të diplomuarit për përkushtimin dhe këmbënguljen e treguar gjatë studimeve, duke shprehur njëkohësisht mirënjohje për profesorët, stafin akademik dhe familjet që kanë qenë mbështetja kryesore e studentëve.

“I përgëzova të gjithë të diplomuarit për përkushtimin, këmbënguljen dhe suksesin e arritur, si dhe shpreha mirënjohjen time për profesorët, stafin akademik dhe familjet e tyre, të cilët kanë qenë mbështetja më e madhe gjatë këtij rrugëtimi”, tha ai.

Gashi theksoi se vendi ka nevojë për energjinë, dijen dhe vizionin e brezit të ri, duke nënvizuar se diploma nuk është vetëm një arritje personale, por edhe një përgjegjësi për të kontribuar në zhvillimin e shoqërisë.

“Vendi ynë ka nevojë për energjinë, dijen dhe vizionin e brezit të ri. Diploma është një arritje e rëndësishme, por edhe një përgjegjësi për të kontribuar me njohuritë dhe aftësitë e fituara në zhvillimin e shoqërisë sonë”, u shpreh kryeparlamentari.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button