Abbas: Duhet të “miratojmë një plan arab për t’i dhënë fund luftës”

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, iu drejtua sot gjithashtu samitit të Ligës Arabe në Bagdad.
Këtu janë disa nga deklaratat e tij kryesore:
-
Veprimet izraelite në Gaza dhe Bregun Perëndimor “janë pjesë e një ndërmarrjeje të plotë imperialiste [që synon] të minojë përpjekjet tona për krijimin e një shteti të pavarur”.
-
Na duhet mbështetja e “shteteve arabe, administratës amerikane dhe Këshillit të Sigurimit [të OKB-së] për t’i bërë ballë kësaj ndërmarrjeje imperialiste”.
-
Duhet “të miratojmë një plan arab për t’i dhënë fund luftës dhe për të vendosur paqen, që përfshin: së pari, një armëpushim të përhershëm, lirimin e menjëhershëm të të gjithë të burgosurve palestinezë dhe të pengjeve izraelite, dhe dorëzimin pa kushte të ndihmës humanitare, së bashku me tërheqjen e plotë të forcave pushtuese izraelite nga Rripi i Gazës”.
-
Hamasi dhe të gjitha fraksionet e tjera duhet “të ulin armët dhe t’i dorëzojnë ato tek Autoriteti Palestinez, përfaqësuesi i vetëm legjitim i popullit palestinez”.
-
Duhet të “thirret një konferencë ndërkombëtare në Egjipt për zbatimin e planit të rindërtimit në Rripin e Gazës”.
-
Kërkojmë përfundimin e menjëhershëm të “konfiskimit, aneksimit dhe ndryshimit të statusit historik dhe ligjor të vendeve të shenjta në Jerusalem nga ana e Izraelit”.
-
Kërkojmë “krijimin e shtetit palestinez në territoret palestineze me njohje të plotë nga bashkësia ndërkombëtare”. /Al Jazeera/