Shkon në mbi 260 numri i të vdekurve nga uria në Gaza

Në Rripin e Gazës, ku uria është në kulm për shkak të sulmeve dhe bllokadave izraelite, 5 palestinezë të tjerë, përfshirë dy fëmijë, kanë vdekur nga uria në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu.
Drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Munir al-Bursh informoi në lidhje me ata që kanë vdekur nga uria në Gaza.
“Vdekjet nga uria vazhdojnë në Gaza”, tha Al-Bursh duke shtuar se 5 palestinezë të tjerë, përfshirë dy fëmijë, kanë vdekur nga uria dhe kequshqyerja në 24 orët e fundit.
Ai theksoi se numri i të vdekurve nga uria në Gaza që nga 7 tetori 2023 është rritur në 263, prej të cilëve 112 janë fëmijë.
– Gaza po vdes nga uria
Nën sulmet izraelite dhe një rrethimi të rreptë që kufizon ndihmën humanitare, Rripi i Gazës po përjeton një katastrofë humanitare, me uri të përhapur dhe mungesë uji, ilaçesh, furnizimesh mjekësore dhe furnizimesh higjienike.
Vdekjet nga uria në Rripin e Gazës, veçanërisht midis fëmijëve, janë në rritje. Qarqet lokale dhe ndërkombëtare thonë se Izraeli po përdor “urinë dhe etjen si armë”.
Ushtria izraelite, e cila ka shkatërruar 88 për qind të Rripit të Gazës duke shkatërruar infrastrukturën civile, shpesh synon palestinezët e zhvendosur nga urdhrat e deportimit në zonat ku ata strehohen.
Numri i njerëzve të zhvendosur nga sulmet dhe urdhrat e deportimit izraelit në Gaza, me një popullsi prej afërsisht 2,3 milionë, ka arritur në 2 milionë, me shumë njerëz të zhvendosur vazhdimisht.
Ndërkohë, ushtria izraelite po bombardon tendat dhe strehimoret civile të të zhvendosurve në sulme të përditshme.