VLEN: Fatmir Limani e nisi fushatën siç e nis çdo betejë të shenjtë, me bekimin e një nëne shqiptare!

Në hapin e parë drejt fitores së madhe, ai i puthi ballin nënës Nazmije, një nënë e fortë si shkëmbi, bijë e Zajazit, e cila mishëron sakrificën, rrënjët dhe moralin që kanë mbajtur gjallë identitetin dhe vlerat tona ndër breza.
Ky gjest nuk është thjesht përshëndetje, por një deklaratë e fuqishme: politika e tij buron nga populli, nga zemra e nënave dhe grave që kanë dhënë gjithçka për këtë vend. Me bekimin e nënës Nazmije, Fatmir Limani dërgon një mesazh të qartë, fuqia për ndryshim dhe për fitore të madhe lind nga dashuria e Kërçovës, nga çdo shtëpi shqiptare.
Beso në ndryshim, beso me zemër, sepse kur e ke bekimin e nënës je i pathyeshëm! Ti je pjesë e këtij ndryshimi. Sepse VLEN, dhe VLEN me Zemër!

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button