Mexhiti: Po investojmë edhe në Çairçanë

Kandidati i VLEN-it për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar për një investim të ri në zonën e Çairçanës, që sipas tij do të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën dhe cilësinë e jetës për banorët.
“Po investojmë edhe në Çairçanë. Si Qeveri, kemi siguruar mjetet për rikonstruksionin e plotë të rrugës, nga udhëkryqi te ‘LPK’ deri te parkingu i kompleksit ‘Çairçanja’”, theksoi Mexhiti.
Ai shtoi se ky investim do të lehtësojë qarkullimin, do të përmirësojë infrastrukturën dhe do të rrisë cilësinë e jetës në këtë zonë të dashur për të gjithë.
“Jam pranë jush për të siguruar që çdo nevojë e qytetarëve të shndërrohet në rezultate konkrete. Ky është vetëm fillimi, Çairi ka nevojë dhe meriton më shumë, dhe së bashku do ta bëjmë realitet”, deklaroi ai.
Mexhiti përfundoi mesazhin e tij me fjalët: “Me vepra, jo fjalë. Me qytetarët, për qytetarët”.