Putini zbarkon në Alaskë përpara samitit me Trumpin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka mbërritur sot në Anchorage, Alaska, në prag të samitit të planifikuar me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.
Vizita e Putinit në territorin amerikan vjen mes pritshmërive të larta për bisedime mbi çështje të rëndësishme globale, përfshirë sigurinë ndërkombëtare, marrëdhëniet tregtare dhe tensionet gjeopolitike. Ky është një nga takimet më të pritura mes dy liderëve, të cilët pritet të diskutojnë për mundësinë e përmirësimit të marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Moskës.