Taravari s’shkoi sonte te Alia, karrigia i mbeti bosh

Ngjarja e organizuar nga Besëlidhja Aleanca Kombëtare për Integrim për Marrëveshjen e Ohrit edhe njëherë ka shfaqur në pah diferencat dhe mospajtimet që ekzistojnë në opozitën shqiptare.
Në këtë eveniment ka munguar Arben Taravari, i cili ka evituar kështu përballjen me Ziadin Selën, me të cilin ende vazhdojnë hidhërimet.
Ashtu edhe siç dihet, ata dy nuk kanë tejkaluar mosmarrëveshjet personale, edhe pse në zgjedhjet lokale do të garojnë së bashku.
Mbetet e paqartë se si ata të dytë do të kërkojnë besimin e qytetarëve kur nuk i besojnë njëri tjetrit.
Që këtu, ashtu edhe sic përflitet në opinion, do të ketë bojkot të kandidatëve nga të dyja palët. Në komunat e Taravarit, votuesit e Selës nuk do të dalin në votime, ose do të votojnë për kandidatin tjetër, por të njëjtën gjë do ta bëjnë edhe votuesit e Taravarit për kandidatët e Selës.
Humbës më i madh në tërë këtë situatë, është BDI dhe Ali Ahmeti, të cilët, dy krahëve të ASH-së, i besuan plotë shtatë komuna, duke e ditur se ASH e Selës dhe ASH e Taravarit nuk dëshirojnë ta shohin njëri tjetrin, e lerë më të votojnë në zgjedhje.