Vazhdon kërkimi për adoleshenten që u zhduk në ujërat e lumit Vardar

Vazhdon kërkimi për adoleshenten që u zhduk në ujërat e lumit Vardar pranë fshatit Ulanç në Komunën e Gradsko-s. Vajza 16-vjeçare po kërkohet për të tretën ditë nga zyrtarë policorë dhe njësiti ushtarak “ujqërit” me pajisje të posaçme zhytjeje dhe varka.
Ajo u mor nga lumi të enjten pasdite teksa po lahej, së bashku me një mike më të madhe nga Shkupi.
Gruaja, e cila kishte tentuar disa herë ta ndihmonte, u gjet, por jo edhe vajza.