Starmer: Katastrofa humanitare në Gaza duhet të marrë fund tani

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka bërë thirrje për veprim të menjëhershëm për t’i dhënë fund krizës humanitare në Gaza, në një opinion të botuar në gazetën Daily Mirror, ku paraqet përpjekjet e Britanisë për të ndihmuar.

Në shkrimin e tij, udhëheqësi britanik shkroi se “pamjet e urisë dhe dëshpërimit në Gaza janë tmerrësisht tronditëse”.

“Mohimi i ndihmës humanitare për popullin palestinez – për fëmijët dhe foshnjat – është krejtësisht i pajustifikueshëm,” shkroi ai. “Kjo është një katastrofë humanitare. Dhe duhet të marrë fund tani.”

Ai tha se ndihma humanitare e ndarë nga qeveria britanike për të ndihmuar palestinezët nuk ka arritur të hyjë në Gaza, ndaj qeveria po i intensifikon përpjekjet.

“Lajmi se Izraeli do të lejojë vendet të hedhin ndihma me avion në Gaza ka ardhur shumë vonë – por ne do të bëjmë gjithçka mundemi për t’i dërguar ndihmat përmes këtij rruge,” shkroi ai, duke shtuar se zyrtarët britanikë po punojnë me urgjencë me autoritetet jordaneze për të ngarkuar ndihma në avionë dhe për t’i futur në Gaza.

Ai shtoi se qeveria e tij po përshpejton gjithashtu përpjekjet për të evakuuar fëmijët që kanë nevojë për trajtim mjekësor kritik, për t’i sjellë në Mbretërinë e Bashkuar për mjekim. /Al Jazeera/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button