Zemërimi i brendshëm për Gazën e shtyu Francën drejt njohjes së Palestinës

Hapi i Francës për të njohur shtetin palestinez është nxitur pjesërisht nga presioni në rritje brenda vendit, sipas Jacques Reland, studiues i lartë në Institutin Global të Politikave.
“Ka një zemërim të madh për atë që po ndodh, dhe ai [presidenti francez Macron] duhej të bënte diçka,” i tha Reland rrjetit Al Jazeera.
“Populli francez është vërtet i tronditur, dhe jo vetëm popullata myslimane – e gjithë Franca,” shtoi ai. “Çdokush me ndërgjegje duhet të jetë i tmerruar nga ajo që po ndodh në Gaza.”
Ndërsa e pranoi se zëri i Francës “nuk është dhe aq i rëndësishëm” më vete, Reland theksoi se vendimi i saj për njohjen e shtetit palestinez mund të nxisë edhe shtete të tjera me ndikim, si Britania e Madhe, që të ndjekin të njëjtën rrugë.
“Qëllimi kryesor është të tërhiqen edhe udhëheqës të tjerë evropianë… dhe kjo është mjaft domethënëse,” përfundoi ai.