Ndryshim i regjimit të komunikacionit në Matkë të Shkupit

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup kumtoi se për shkak të mbajtjes së Lojërave rinore evropiane 2025 në kajak në lumin Treska-Kanioni Matka, do të vendoset regjim i posaçëm i komunikacionit në atë pjesë të qytetit të Shkupit.
Regjimi i ndryshuar do të jetë prej sot (e hënë), të martën dhe të mërkurën nga ora 08 deri ora 14, ndërsa të enjten nga ora 08 deri ora 16:30.
Nga MPB u apelojnë qytetarëve që t’i respektojnë urdhrat e nëpunësve policorë, me qëllim të sigurohet zhvillim i sigurt i komunikacionit.