Tragjedia në Korenë e Jugut – 17 të vdekur nga shirat rrëmbyes, 12 ende të zhdukur

Koreja e Jugut po përballet me pasojat shkatërrimtare të motit ekstrem, pasi shirat e rrëmbyeshëm që goditën vendin në ditët e fundit kanë shkaktuar humbje të mëdha njerëzore dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas Ministrisë së Brendshme, numri i viktimave ka arritur në 17, ndërkohë që 12 persona konsiderohen ende të zhdukur. Pavarësisht se reshjet janë ndalur në shumicën e rajoneve të dielën dhe alarmet janë hequr, rreziku ende vazhdon, dhe rreth 4 mijë qytetarë mbeten të evakuuar nga shtëpitë e tyre.

Një burrë humbi jetën të dielën, kur shtëpia e tij u shemb si pasojë e shiut të dendur, ndërsa një tjetër viktimë u gjet në një përrua të përfshirë nga vërshimet.
Rasti më tragjik u shënua në qytetin jugor Sancheong (Sançeong) të shtunën, ku 8 persona humbën jetën dhe 6 të tjerë u raportuan të zhdukur pas rrëshqitjes së dheut, përmbytjeve dhe shembjeve të shtëpive.

Tragjedia kishte nisur edhe më herët gjatë javës: tre persona u gjetën të vdekur brenda një makine të zhytur në ujë, ndërsa një tjetër u vra kur makina e tij u mbulua nga dheu dhe betoni, pas shembjes së një muri mbajtës në një mbikalim.

Autoritetet koreane janë në gatishmëri të lartë, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë operacionet në zonat më të prekura.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button