Një muaj paraburgim për zyrtarin e Qeverisë së Serbisë

Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka caktuar të dielën masën e paraburgimit prej një muaji Igor Popoviqit, ndihmësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Kjo masë i është caktuar me kërkesë të prokurorisë, me arsyetimin se ka kryer veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjykata vlerësoi se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate në këtë rast penal dhe se çdo masë tjetër do të ishte e pamjaftueshme për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale, si dhe pengimin e rrjedhës normale të kësaj procedure penale”, thuhet në vendimin e Themelores.
Popoviq më 18 korrik dyshohet se në fshatin Hoçë të Madhe të Rahovecit, gjatë një fjalimi me serbët lokalë, e ka quajtur UÇK-në organizatë terroriste.

Arrestimi i tij është bërë atë ditë, në pikën kufitare me Serbinë, Bërnjak.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button