Koreja e Jugut goditet nga përmbytje dhe rrëshqitje dheu – 14 të vdekur, dhjetëra të zhdukur

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut në Korenë e Jugut, shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm që kanë zgjatur për disa ditë.

Sipas BBC, 12 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet, pasi operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë në zonat më të goditura.

Rreth 10 mijë banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut, ndërsa më shumë se 41 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike. Shiu është dobësuar në jug dhe qendër të vendit, por parashikimet paralajmërojnë reshje të tjera në Seul dhe veri.
Dëme të mëdha janë raportuar në rrugë, ndërtesa dhe toka bujqësore. Në qarkun jugor Sancheong, gjashtë persona janë konfirmuar të vdekur dhe shtatë të zhdukur.

Dy viktima janë regjistruar edhe në Gapyeong, ku një rrëshqitje dheu përfshiu disa shtëpi, duke lënë katër persona të tjerë të zhdukur. Viktima janë raportuar edhe në rajonet veriore pranë Seulit dhe zona të tjera perëndimore.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button