Lë këtë botë anti-Janullatosi i përbetuar At Nikoll Marku

Ka lënë këtë botë kleriku i njohur ortodoks i Elbasanit, At Nikolla Marku, një anti-Janullatos, tashmë dhe ky i ndjerë, pasi prirej të ishte një fannolist në vizionin mbi drejtimin e Kishës Ortodokse shqiptare.

Prifti i kishës “Shën Mëria” në Elbasan, në një nga intervistat e tij të fundit, ai do shprehej: “Sinodi i shenjtë i krijuar nga Janullatosi nuk e njeh ekzistencen time. Ata e quajnë Kisha Autoqefale Shqiptare, ndërsa ne e quajme Kisha Ortodokse Autoqefale Kombetare Shqiptare. Ne e quajmë të tillë sipas parimeve të Fan Nolit dhe kushtetutës së vitit 1937 kohë kur Patriarkana njohu Ortodoksine Autoqefale Kombëtare Shqiptare të pavarur nga kishat e tjera, sidomos nga ajo greke”.

Ai pretendonte madje se dhe ishte kërcënuar më jetë prej qëndrimeve të tij rebele dhe paralajmëronte për ekzistencën e pamjeve të një incidenti mes ortodoksësh.

“Ne kemi një video ku tregon kërcënimet e hapura të priftërinjve grekë që presin jashë kishës me valixhe në dorë dhe shtyjnë besimtarët e shitur korçarë për tu futur brenda në kishë për prishjen e meshës ose të më sulmonin mua fizikisht. Besimtaret e Elbasanit në atë moment kanë luftuar trup me trup dhe nuk i kanë lejuar.

Kjo video është xhiruar më 15 tetor të vitit 1995 dhe do të dalë kur të piqen kushtet. Është një dëshmi e jetës sime që mbrojta Kishën Ortodokse Autoqefale Kombetare Shqiptare. Këtë video të gjithë do ta shohin dhe do të binden”.

Tashmë, si Nikolla Marku e si Janullatosi janë në atë botë dhe presin të gjykohen nga Zoti se kush ishte në të drejtën e kush jo.

Duher theksuar gjithashtu se At Nikolla Marku ishte një prift i martuar dhe me dy fëmijë. /tesheshi.com/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button