Zjarri në Zhelinë është vendosur nën kontroll, njofton drejtori i QMK-së

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamet Ali ka njoftuar se zjarri në Zhelinë është vendosur nën kontroll, transmeton TV21.

“Falë angazhimit të shpejtë dhe të koordinuar të të gjitha ekipeve dhe resurseve në terren, zjarri që shpërtheu në territorin e Komunës së Zhelinës dhe po lëvizte në drejtim të Erebinës, për momentin është vënë nën kontroll.
Falënderim për të gjitha shërbimet e angazhuara për profesionalizmin dhe reagimin e shpejtë!
Situata vazhdon të ndiqet me kujdes, ndërsa ekipet mbeten në terren deri në eliminimin e plotë të rrezikut nga riaktivizimi”, njofton Ali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button