Trump: 10 pengje izraelite do të lirohen “shumë shpejt”

Donald Trump ka deklaruar se 10 pengje izraelite të mbajtura në Gaza do të lirohen së shpejti, pa dhënë më shumë detaje.

Komentin e bëri të premten mbrëma gjatë një darke me ligjvënës në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa lavdëroi përparimin e të dërguarit të tij të posaçëm për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, në ndërmjetësimin e konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit.

“E kemi kthyer shumicën e pengjeve. Do të kemi edhe 10 të tjera që do të kthehen shumë shpejt dhe shpresojmë që gjithçka të përfundojë shpejt,” tha Trump.

Gjatë javëve të fundit, Trump ka pretenduar vazhdimisht se një marrëveshje për armëpushim dhe lirimin e pengjeve është afër, por deri tani asgjë nuk është materializuar.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button