Arrestohet shoferi i një ndërmarrjeje publike, MPB: U kap duke vjedhur naftë nga kamioni

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një 57-vjeçar nga komuna e Çashkës. Sipas njoftimit, i njëjti ishte i punësuar si shofer në një ndërmarrje publike, ndërsa ishte kapur në flagrancë duke vjedhur naftë.
“Më 16.07.2025, në ora 12:45, në afërsi të fshatit Rakovec, komuna Çashkë, zyrtarë policorë nga SPB Veles arrestuan D.Gj. (57) nga komuna e Çashkës. Në deponinë afër fshatit Rakovec, ai u kap nga policia duke derdhur naftë nga rezervuari i një automjeti zyrtar i Ndërmarrjes Publike për veprimtari komunale “Topollka” të komunës Çashkë, ku është i punësuar si shofer, në një enë plastike. Në vendngjarje iu konfiskuan dy bidonë plastikë me kapacitet prej gjashtë dhe 10 litrash të mbushura me naftë si dhe një zorrë. Ndërkohë, me urdhër të Gjykatës Themelore Veles, është kryer bastisje në shtëpinë e D.Gj., ku janë gjetur dhe konfiskuar shtatë fishekë me kalibër 16, dy pako me substancë të zezë pluhur, 15 kapsolla për fishekë, një makinë për mbylljen e fishekëve për pushkë gjahu, një rrip lëkure për fishekë, fishekë bosh për pushkë gjahu dhe sende të tjera”, thonë nga MPB.