Opsioni “Trending” i YouTube po shkon në histori

Platforma YouTube njoftoi se pas dhjetë vitesh do të eliminojë faqen “Në trend” dhe listën “Në trend tani” dhe do t’i zëvendësojë ato me lista kategorish që do të jenë pjesë e Listave të YouTube.
“Trendet zbulohen ndryshe sot nga sa zbuloheshin në vitin 2015 kur u lançua faqja.”

“Nuk ka më vetëm një video virale – tani ka mijëra mikrotrende që formësojnë komunitete të ndryshme”, tha kompania në një deklaratë zyrtare. “Vizitat në faqen Trend kanë qenë në rënie për pesë vjet”, tha YouTube, ndërsa përdoruesit zbulojnë gjithnjë e më shumë klipe të reja përmes komenteve, kërkimit ose faqes kryesore. Ndryshimet e njoftuara do të hyjnë në fuqi globalisht gjatë disa javëve të ardhshme, shtoi kompania.

Edhe pse numri ndryshon nga muaji në muaj, YouTube ka një mesatare prej 2.5 miliardë përdoruesish aktivë, që do të thotë se mbi 30% e të gjithë popullsisë së botës e përdor aplikacionin të paktën një herë në muaj.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button