Rritet numri i turistëve të huaj, ulet i turistëve vendor

Numri i turistëve në maj të vitit 2025 është 130.739, prej të cilëve 22,4 për qind janë turistë vendor, ndërsa 77.6 për qind turistë të huaj, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës.
Në maj janë evidentuar 231.313 bujtje, prej të cilëve 28,8 për qind janë turistë vendor, dhe 71,2 për qind janë turistë të huaj.
Në periudhën janar – maj 2025, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit paraprak, gjithsej numri i turistëve është rritur për 16,3 për qind. Te turistët vendor është zvogëluar për 1,0 për qind, ndërsa te turistët e huaj ka rritje për 23,6 për qind.
Numri i përgjithshëm i buajtjeve, sërish, është rritur për 12,0 për qind. Te turistët vendor ka rënie për 0,3 për qind, ndërsa te turistët e huaj ka rritje për 18,7 për qind.