SHBA e vetëdijshme për vrasjen e një amerikani nga sulmi i kolonëve në Bregun Perëndimor të pushtuar

Departamenti i Shtetit të SHBA-së ka deklaruar se është në dijeni për raportimet mbi vdekjen e një shtetasi amerikan në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, pasi dolën njoftime se kolonë izraelitë e kishin rrahur për vdekje një palestinezo-amerikan.

Agjencia palestineze e lajmeve WAFA, duke cituar Ministrinë lokale të Shëndetësisë, raportoi se Saif al-Din Kamel Abdul Karim Musallat, në të njëzetat, vdiq pasi u rrah nga kolonë izraelitë të premten në mbrëmje gjatë një sulmi që la të plagosur edhe 10 persona të tjerë në një qytet në veri të Ramallahut.

Një burim mjekësor palestinez njoftoi se një person i dytë u gjet i vdekur në të njëjtën zonë.

Nuk ka pasur ndonjë koment të menjëhershëm nga Ministria Palestinezë e Shëndetësisë.

Të afërm të Musallat, i cili ishte nga Tampa, Florida, u cituan nga The Washington Post duke thënë se ai u rrah për vdekje nga kolonë izraelitë.

“Jemi në dijeni për raportet mbi vdekjen e një shtetasi amerikan në Bregun Perëndimor,” tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, duke shtuar se departamenti nuk do të japë komente të mëtejshme “për respekt ndaj privatësisë së familjes dhe të afërmve” të viktimës së raportuar.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button